Ganiu në takim me banorët e lagjes Teneqe Mahallë, prezantoi projektet që do të realizohen këtë vit

Sot, bashkë me ekipin tim, u takova me banorët e lagjes Teneqe Mahallë, për të prezantuar projektet që Komuna e Çairit do të realizojë këtë vit. Me dokumentacionin teknik të përgatitur dhe lejet e ndërtimit të siguruara, jemi gati për të nisur investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës.

✅ Rekonstruimi i plotë i rrugëve në bulevardin “Mithat Frashëri”, duke përfshirë Rrugën 1, 3, 5, 7, 9 dhe 20, si dhe sanimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
✅ Zgjerimi i bulevardit “Mithat Frashëri” në katër korsi, me gjelbërim të përshtatshëm, projekt tashmë i miratuar nga Qyteti i Shkupit.
✅ Ndërtimi i një çerdheje moderne, me sipërfaqe 4,758 m², financuar nga afaristët e Çairit, me vlerë 2 milionë euro.

Këto projekte, me një investim prej 14.2 milionë denarësh në Teneqe Mahallë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, do të krijojnë kushte më të mira për banorët dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik të zonës. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për një mjedis më të mirë për të gjithë qytetarët!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights