Ganiu: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës lokale
Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka njoftuar për angazhimin e radhës infrastrukturor të realizuar në një nga lagjet e kësaj komune. Sipas tij ky përkushtim do të vazhdojë edhe në shumë vendbanime tjera.
Postimi i plotë:
Sot kemi finalizuar asfaltimin e rrugës “Veli Miliqi” në Seravë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 600 m². Ky projekt është realizuar me qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e qarkullimit më të mirë për banorët e zonës.
Paraprakisht, në të njëjtën rrugë kemi përfunduar instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, duke siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për familjet dhe bizneset e kësaj lagjeje.
Ky është vetëm një ndër shumë projekte që kemi planifikuar për zhvillimin e rrugëve dhe përmirësimin e shërbimeve publike në të gjitha zonat e komunës sonë. Përkushtimi ynë mbetet që të vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira dhe më të përshtatshme për të gjithë qytetarët.