Gashi: Hapja e kanalit kryesor dhe çerdhja e re në Hasanbeg, projekte që qytetarët i presin me vite

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Hasanbeg kanë promovuar dy projekte të rëndësishme për këtë rajon, hapjen e kanalit kryesor dhe ndërtimin e çerdhes së re.

“Sot, në Hasanbeg, bashkë me Zv. Kryeministrin z. Mexhiti, Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, z. Limani, si dhe kryetarin e Komunës, z. Svetkovski, paralajmëruam fillimin e fazës së parë për dy projekte të rëndësishme për zhvillimin e këtij rajoni: hapjen e kanalit kryesor dhe ndërtimin e çerdhes së re.

Këto projekte, që qytetarët i presin me vite, janë jetike për komunitetin dhe mirëqenien e banorëve në këtë zonë, prandaj jemi të lumtur që, më në fund, po bëhen realitet.

Vazhdojmë përpara me angazhimin tonë për ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, ka shkruar Gashi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights