Gazmend Aliu emërohet zv/drejtor në Entin e Statistikave

Gazmend Aliu nga partia Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit Vlen, është emëruar zëvendësdrejtor në Entin Shtetëror të Statistikave. Ky emërim vjen si pjesë e riorganizimeve në institucionet shtetërore dhe përfaqësimit të partive politike në pozitat udhëheqëse.
Status i zv/drejtorit të ESHS, Aliu:
Të dashur miqë, shok, familjar, kolegë dhe aktivistë të koalicionit VLEN
Kam nderin të pranoj zyrtarisht detyrën si zëvendës drejtor në drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Betohem se do ta kryej me nder dhe përgjegjësi, detyrën në ngritjen e cilësisë rreth të dhënave statistikore.
Falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Alternativës Zeqirija Ibrahimin për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Me respekt,
Gazmend Aliu