Saturday, July 27, 2024
spot_img

Geer: jam i bindur që Maqedonia e Veriut do ta merr vendin e merituar në BE

Me rastin e Ditës së Flamurit Evropian, sot në organizim të Lëvizjes Evropiane u zhvillua marshimi tradicional malor deri në majën e Vodnos, ku morën pjesë edhe ambasadori evropian David Geer dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska.

Marshi filloi para selisë së Bashkimit Evropian, ku Geer dhe Gjurovska shkëmbyen flamujt e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, më pas u drejtuan në majën e Vodnos ku do të vendosen dy flamujt.

Euroambasadori Gir shprehu besimin se flamuri i Maqedonisë do të valojë në Bruksel kur vendi të bëhet anëtar i Unionit.

“Të ngjitesh në mal nuk është një detyrë e lehtë. Ka shumë për të bërë. Marshimi është i vështirë, por kam besim se do të arrijmë majat dhe se ky vend do të zërë vendin e merituar në Bashkimin Evropian si një shtet anëtar i plotë në të ardhmen”, tha Gir.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska, theksoi se manifestimi i sotëm me rastin e Ditës së Flamurit Evropian është traditë që mbahet për më shumë se 25 vjet.

“Rruga për në Bashkimin Evropian është pak më e vështirë, ka një ngjitje, ka pushime që bëhen, por rruga duhet të vazhdojë gjithmonë për të arritur majën, kjo është simbolika e asaj që themi çdo vit”, theksoi Gjurovska./Nistori/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT