Gllumova e BDI-së kalon në LD-në e Izet Mexhitit
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739395306760.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Vazhdojmë!
Sonte duam të informojmë opinionin e gjërë se kryetari i nëndegës së Gllumovës (BDI) Blerton Nesimi, së bashku me një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të po kësaj nëndege, vendosën t’i bashkangjiten Lëvizjes Demokratike.
Procesi i kalimit të kuadrove të pastër dhe profesional në Lëvizjen Demokratike vazhdon. Lëvizja jonë është e hapur për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe përkrahësit e sinqertë të BDI të cilët janë të zhgënjyer nga situata në të cilën është katandisur kjo parti me lista të zeza, krim dhe korrupsion masiv.
Lëvizja Demokratike është e vendosur që të vazhdojë me NDRYSHIMIN duke punuar me kuadrot më të mirë, NDRYSHIM i cili do të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet lokale të këtij viti.