“Google Maps” ndryshon emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin Amerikan” për përdoruesit në SHBA

“Google Maps” do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin Amerikan” për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të azhurnohet zyrtarisht në sistemin gjeografik të SHBA-së.
Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në SHBA, ndërsa në Meksikë do të mbetet “Gji i Meksikës”.
Përtej SHBA-së dhe Meksikës, përdoruesit do të shohin të dy emrat.
Ministria e Brendshme e SHBA-së njoftoi të premten se ka ndryshuar zyrtarisht emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin Amerikan”.
Google Maps, që është në pronësi të Alphabet, do të ndryshojë gjithashtu emrin e majës më të lartë të Alaskës nga Denali në Mount McKinley.
– Siç urdhëroi presidenti, Gji i Meksikës tani do të jetë zyrtarisht i njohur si Gji Amerikan, dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë përsëri emrin Mount McKinley, tha Ministria e Brendshme javën e kaluar.