Grevë në “Starbucks” do të zgjerohet në më shumë se 300 kafene në të gjithë Amerikën

Grevë në “Starbucks” do të zgjerohet në më shumë se 300 kafene në të gjithë Amerikën

Greva e planifikuar për sot në prag të Krishtlindjeve pritet të jetë më e madhja deri më tani që ka ndodhur në kompani, dhe sindikata pret që të marrin pjesë më shumë se 5,000 punonjës.

Këto greva janë vetëm një demonstrim i parë i fuqisë – ne sapo kemi filluar, tha një barist në një deklaratë nga sindikata që përfaqëson punonjësit në 525 kafene në të gjithë SHBA-në.

Siç theksohet, dje në grevë morën pjesë punonjës në më shumë se 60 kafene të kompanisë në 12 qytete të mëdha si Nju Jork, Los Anxhelos, Boston dhe Sietël.

Menaxhmenti i kompanisë në një deklaratë tha se protesta do të ketë “një ndikim shumë të kufizuar” në operacionet e përgjithshme, pasi shumica e kafeneve do të vazhdojnë të shërbejnë klientët. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat kur sindikata të kthehet në tavolinën e negociatave”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Në negociatat e mëparshme midis menaxhmentit të kompanisë dhe punonjësve nuk u arrit konsensus për rritjen e pagave dhe për çështje të tjera të diskutueshme, ndaj sindikatat vendosën për protesta.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights