Grubi reagon ndaj akuzave të Fetait: Brenda 24 orëve të kërkojë falje, ndryshe do ta padis!

Artan Grubi nga BDI ka reaguar ndaj akuzave të Arben Fetait nga VLEN, i cili sot në konferencë për shtyp duke komentuar incidentet me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror, tha se BDI ka shfrytëzuar festën e 28 Nëntorit për ta destabilizuar vendin, ndërsa për të arrestuarit tha se janë bashkëpunëtor të Artan Grubit. Grubi thotë se në rast se Fetai nuk kërkon falje brenda 24 orëve, të njëjtin do ta padis.

 

 

“Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer. Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit. Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri”, ka shkruar Grubi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights