Grupet Parlamentare për Bashkëpunim në takim në Kosovë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës realizoi takim me Grupin e Miqësisë së Kuvendit të Kosovës me Kuvendin. Në takim morën pjesë deputetët: Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit, Toni Jarevski, anëtar i Grupit. Nga Kuvendi i Kosovës morën pjesë: z. Avni Dehari, znj. Vlora Dumoshi dhe z. Salih Zuba.

Kryetarja e Grupit për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, Imërlije Saliu-Fetai, falënderoi për pritjen e përzemërt dhe takimet konstruktive me përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Saliu Fetai e theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet parlamenteve në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivelin e Grupeve për Bashkëpunim dhe vlerësoi se dinamika e vizitave reciproke është e përshtatshme, duke pasur parasysh se delegacioni i Grupit të Miqësisë Kosovë-Maqedonia e Veriut nga Kuvendi i Kosova realizoi vizitë në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryetarit të atëhershëm të Grupit për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, Afrim Gashi.

Kryetari i Grupit, Dehari theksoi se anëtarët e Grupeve për Bashkëpunim janë në komunikim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë për çështjet që i prekin qytetarët e dy vendeve. Grupet për Bashkëpunim dhe Miqësi fokusohen në mundësitë për avancimin e shkëmbimeve kulturore, politikat për shkëmbimin reciprok të studentëve, infrastrukturën, parandalimin e shpërnguljes së të rinjve. Gjithashtu falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat përballen qytetarët dhe politikanët e Kosovës.

Deputeti Jarevski nënvizoi se përbërja e re e Kuvendit po punon për të mbajtur marrëdhënie të ngushta dhe konstruktive me Republikën e Kosovës. Përveç afërsisë gjeografike dhe kufijve shtetërorë, të dy vendet ndajnë të njëjtat sfida dhe mbështesin njëri-tjetrin në tejkalimin e tyre – hapjen e vendeve të reja të punës, avancimin e bashkëpunimit ekonomik, zbatimin e standardeve të BE-së. Në emër të Grupit për Bashkëpunim u shpreh gatishmëria për të ndarë përvojat dhe ekspertizën në proceset për fillimin e negociatave me BE-në.

Deputetët ranë dakord që marrëdhëniet midis dy parlamenteve duhet të tregojnë rritje pozitive dhe mbështetje në planin multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), Këshillit të Evropës dhe Frankofonia duhet të vazhdojë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht sepse deputetët ndajnë vizion të përbashkët për rajon të qëndrueshëm, të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights