Hapja zyrtare e Fondacionit “Hikmet”
Hapja zyrtare e Fondacionit “Hikmet”
Në mbrëmjen e ditës së enjte, u bë hapja zyrtare e Fondacionot “Hikmet” në fshatin Vrapçisht.
Me një program solid, Fondacioni Hikmet, me seli në fshatin Vrapçisht, bëri hapjen zyrtare të sajë, ku të ftuar ishin, kryetari i Komunës Vrapçishtit, z. Isen Shabani, përfaqësues nga Myftinia e Gostivarit, ish deputet nga rajoni, afarist nga vendi dhe nga diaspora, kontribues të Fondacionit Hikmet dhe shumë bashkëfshtarë nga vendi.
Prof. Dr Zekirija Sejdini, njëkohësisht dhe Drejtori i Fondacionit Hikmet, gjatë fjalimit të tij drejtuar përfaqësuesve dhe mysafirëve në këtë ceramoni të organizuar, mbajti fjalim ku mes tjerash nënvizoi qëllimin dhe rëndësinë e misionit të këtij fondacioni, ku për themelimin e së njetës, është dasht një vendim të gjatë kohor afërsisht 10 vite , e analizuar dhe e projektuar mirë, duke e ndjekur nga afër situatën e gjendjes sociale dhe psikologjike e të rrinjëve në vend. Ai vurri në dukje gjendjen financiare e bashkëfshatarëve të fshatit Vrapçisht, të cilët kanë të ardhura më të mira krahasur me 50 vite më parë, por niveli i zhvillimit të edukimit dhe të dijes në kohën e sodit, veçanërisht kur Inteligjenca Artificiale është në rritje, nuk është aty ku duhet të jetë. Mu për këte dukuri ai nënvizoi disa pikpamje nga këndvështrimi i vet.
“Nëse do t’a bëjmë një krahasim në kohën e sodit me 50 vite më parë, mund të them se sot mund të numërojmë 5 apo 6 familje me buxhet financiare, ku në në total janë më të pasur se sa ajo gjithë pasuria e fshatit Vrapçishtit që ka pasur para 50 vite më parë, kjo është tregues e aftësisë tonë që e kena për punën, por jo edhe zhvillimit për dije dhe dhe edukimin të cilën e kena pasur më herët. Ne nuk mund të ngecim pas me gjithë këto kapacitete financiare që kemi në kohën sodit, kur Intelegjenca Artificiale është në rritje. Mu për ketë arsye ne si Fondacion kemi hapur kurse si në Matematikë, Anglisht, Informatik dhe kurse tjera për fëmijët tanë, për gjeneratat e reja, me të vetmin qëllim që ata të jenë e kyqur në botën drejt avancimit, zhvillimit të dijes, kulturës, shkencës, artit dhe shume sferave tjera”, nënvizoi Sejdini.
Me përfundimin e programit u dhanë plaketa mirënjohjeje për kontribuesit të Fondacionit dhe u faleminderuan pjesëmarrësit në ketë ceramoni, ku u nënvizua se vetëm me bashkëpunim, kontribut dhe me dashamirësi të bashkëvendasve, mund të sjell ndryshim për ndërtimin e së ardhmes të ndritur për të gjithë.