Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan: “Rasti juaj ka qenë padrejtësi”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër ngushëllimi për vdekjen e babait të tij disa ditë më parë, nga gjenerali amerikan në pension, Claude M. Kicklighter. Gjenerali ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe ka folur për padrejtësinë që ka shoqëruar rastin e Thaçit që nga fillimi.
Në letrën e tij, Kicklighter thekson se ishte planifikuar që ta vizitonte Thaçin në Hagë, bashkë me ambasadorin Tony Hall dhe ambasadorin Ahmet Shala, por për shkak të problemeve shëndetësore ai ishte detyruar ta anulonte vizitën. Ai ka shprehur shqetësimin për faktin se gjatë viteve të fundit të jetës së babait të Thaçit, ai nuk ishte pranë tij dhe se gjykata i kishte dhënë vetëm tri orë për t’u takuar me të në momentet e fundit.
Gjenerali Kicklighter gjithashtu ka falënderuar Thaçin për miqësinë mes dy kombet dhe ka lutur për lirinë e tij në mënyrë që ai të mund të bashkohet me familjen dhe popullin e Kosovës. Ai shprehu shpresën që makthi që ka kaluar Thaçi të marrë fund sa më shpejt dhe se një ditë do ta vizitojë për t’i shprehur ngushëllimet e tij.