Hashim Thaçi nuk u lejua të dilte nga Haga për të vizituar babain në spital
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/Thaci-08.12.2024.v1.cropped-1-1536x852-1.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi, është i hospitalizuar, ndërsa kërkesa e ish-presidentit të Kosovës për të vizituar prindin e tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore, u refuzua nga gjykata në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur avokati i Thaçit, Luka Mišetić, i cili tha se babai i presidentit është në gjendje të keqe dhe kërkesa për ta vizituar u refuzua nga Prokuroria Speciale dhe nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara.
„Klienti im, Hashim Thaçi, ka një baba shumë të sëmurë dhe përsëri është në spital. Kërkuam që Hashim Thaçi të merrte një leje të shkurtër, të mbikëqyrur, për të vizituar babain e tij për arsye humanitare. Prokuroria Speciale e refuzoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit…“