Haxhi Avdyli: Pëlqej qëndrimin e Fatmir Limajt për bashkëpunim të hapur në interes të vendit

Haxhi Avdyli: Koalicioni ynë shumë afër formimit të qeverisë, presim përfundimin e procesit
Haxhi Avdyli nga Partia Guxo ka deklaruar se koalicioni i tij po pret përfundimin dhe çertifikimin e votave për të vlerësuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re. Ai theksoi se deri më 5 mars do të dihen të gjitha detajet dhe koalicioni do të ketë një pasqyrë të qartë mbi mundësitë për formimin e qeverisë, duke shtuar se kryeministri i tanishëm do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm.
Avdyli gjithashtu komentoi deklaratën e Fatmir Limajt, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha partitë për temat nacionale dhe të mirën e vendit. Avdyli e cilësoi këtë deklaratë si një shenjë të pjekurisë politike dhe një frymë të nevojshme për përparimin e proceseve në Kosovë.
Ai theksoi se një gjuhë e tillë politike, e shprehur edhe nga partitë e tjera, përfshirë LDK-në, është e domosdoshme për përshpejtimin e proceseve dhe për përmirësimin e situatës politike në vend.