Hekurudha Durrës-Prishtinë, gati për fazën e ndërtimit

Hekurudha Durrës-Prishtinë, gati për fazën e ndërtimit

Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik për lidhjen infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Raporti i prezantuar nga konsulenti në prani të skuadrave nga të dy vendet, i hap rrugë fazës së zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Hekurudha do të shërbejë si një rrugë alternative transporti për pasagjerët dhe mallrat, duke lidhur portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës. Edhe pse nuk përfshihet në korridoret e transportit europian, qeveritë e të dy vendeve janë të angazhuara për të nisur ndërtimin menjëherë pas garës ndërkombëtare.

Traseja e linjës hekurudhore parashikohet të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë. Ky projekt është cilësuar si një ëndërr e madhe që më në fund po bëhet realitet.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights