Ibrahimi dënon sulmin terrorist: Stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë të pacenueshme!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka dënuar aktin terrorist në Kosovë, dëmtimin e kanalit Iber-Lepenc dhe hedhjen e granatës në Komunën e Zveçanit.

“Këto akte të dhunshme janë përpjekje të hapura për destabilizim dhe cenim të rendit e paqes në Kosovë. Mbështesim fuqimisht institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për shtrirjen e plotë të sovranitetit në gjithë territorin e saj.

Stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë të pacenueshme!”, ka shkruar Ibrahimi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights