Ibrahimi: Protesta e BDI-së në Kuvend patetike

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa në një intervistë për Lideri.mk  vlerësoi si patetike protestën e BDI-së në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Ata kanë pasur mundësi që ta bëjnë gjuhën shqipe zyrtare, por nuk e kanë bërë.

“ Unë gjykoj se ata nuk e kanë as potencën politike që të bëjnë ndonjë destabilizim. Kurse, e kanë vendosur temën e destabilizimit në rrafsh të kalkulimit se a mund të kthehen në pushtet dhe duke pritur se mos ndoshta dikush u jep shenjë se mund të kalojnë në qeveri. Ata të gjitha ato deklarime i kanë cuar dëm dhe nuk ka asnjë aksion që na bind se ata mund të bëjnë dicka të tillë. Nëse me destabilizim nënkuptojnë atë cfarë po e bënë Gjykata Kushtetuese ajo i bie që ata kanë ndërhyrë thellë në punët e Gjykatës, në këtë rast Gjykatës Kushtetuese. Kurse në anën tjetër, pamjet e djeshme në Kuvend ku ata bënin pankarta për gjuhën shqipe, etj janë jashtëzakonisht patetike për shkak se ata kanë mund ta mbrojnë gjuhën shqipe në kohën kur është dashur të bëhej shqipja gjuhë zyrtare në Kushtetutë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights