Ibrahimi: ZNAM-i nuk është faktor, ky diskurs do ta dëmtoj

Zeqirija Ibrahimi kryetar i ALtarnativës dhe një nga liderët e VLEN-it, në një intervistë për Gazetën Lajm, ka komdentuar deklraimet e fundit të ministrit të ZNAM-it, Goran Minçev.

Ibrahimi tha se ky diskurs që tenton ta ndërtoj partia ZNAM, përshkak nevojave të saj elektorate. Ata kanë nevojë ta rrisin elektoratin e tyre dhe u del që nëse bëjnë sulme të tilla ndaj shqiptarëve, rrisin elektoratin e tyre.

“Mendoj që kjo është e dëmshme në kuptim të bashkë funksionimit në qeveri, sepse ne duhet të funksionojmë mirë pasi jemi partnerë qeveritar. Nga ajo që unë e kam fol me kryeministrin, nuk është që ai diskurs gjen mbështetje te kryeministri dhe VMRO-DPMNE. Kjo është thjeshtë për nevoja të partisë së ZNAM0it, që mund t’i sjellë dëme pasi ata e synojnë qytetin e Kumanovës në zgjedhje lokale, dhe ky diskurs anti-shqiptarë do ta dëmtoj”, tha Ibrahimi.

 

Ai shtoi se ZNAM-i është një parti e vogël dhe e parëndësishme e skenës dhe ne nuk merremi me atë se çfarë thonë ato.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights