Incident tragjik në zgjedhjet në Kroaci: Një burrë vdiq në një vend votimi në Rijekë

Një situatë emergjente ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, pasi një burrë ndërroi jetë papritur në një vend votimi në Rijekë.
Vendvotimi u mbyll menjëherë, dhe votimi u pezullua derisa të përfundonte procedura për largimin e trupit. Pas kësaj, vendvotimi do të rihapet për votim.
Sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, pritet të merret vendimi mes dy kandidatëve, Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac.