Inflacioni ngadalësohet: A po bien normat e interesit?

Këtë muaj, banka qendrore e SHBA uli normat bazë të interesit me 50 pikë bazë.

Qytetarët amerikanë dhe zyrtarët e Fed kanë arsye për të festuar pasi inflacioni filloi të lehtësohej në gusht, duke inkurajuar politikëbërësit monetarë të ulin më tej normat e interesit.

 

Indeksi i shpenzimeve të konsumit personal (PCE), një matës i rëndësishëm i inflacionit për bankën qendrore të SHBA FED, u rrit 2.2 për qind nga viti në vit në gusht, duke u ngadalësuar nga 2.5 për qind në korrik.

 

Vlera e këtij indeksi tani është më e ulëta që nga shkurti i vitit 2021, kur ishte 1.9 për qind, raporton CNN. Indeksi bazë i shpenzimeve të konsumit personal u rrit 2.7 për qind në gusht, pak më shpejt se 2.6 për qind e korrikut, njoftoi sot Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike (BEA).

 

Të dy indekset janë rritur me 0.1 për qind në muaj, krahasuar me muajin korrik.

 

Raporti i sotëm i inflacionit sinjalizon se Fed mund të jetë në gjendje të ulë ndjeshëm normat e interesit përsëri në takimin e ardhshëm të politikës monetare, tha kompania e medias amerikane.

 

Këtë muaj, banka qendrore e SHBA uli normat bazë të interesit me 50 pikë bazë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights