Informacion për realizimin e një prej perlave të artit të baletit “Esmeralda” nga Çezare Punji më 19 shkurt ora 20:00

Njoftim për publikun: Informacion për realizimin e një prej perlave të artit të baletit “Esmeralda” nga Çezare Punji më 19 shkurt ora 20:00

Të nderuar,

Një nga perlat e artit klasik të baletit, “Esmeralda” e kompozitorit italian Çezare Punji, do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 19 shkurt, me fillim nga ora 20:00.

Historia e bukuroshes Esmeralda, e frymëzuar nga romani “Katedralja e Parisit” nga Viktor Hygo, do të interpretohet nën dirigjimin e të ftuarit nga Armenia, Eduard Ambarcumjan, me koreografi të koreografit të njohur rus, Mihaill Krapivin, skenografia dhe kostumet luksoze janë vepër e Zhivojin Trajanoviqit dhe Lupka Ristovskës. Mjeshtër koncerti është Jane Bakevski.

Rolin kryesor do ta luaj balerina e parë, Maria Kiçevska Shokarovska, në rolin e Febit do të luajë Francisco Himenez Ruiz (Spanjë), rolin e Fler de Lisit do ta luajë Simona Kolishtrkoska, kurse rolin e Gudulës do ta luajë Sasha Evtimova, e cila këtë vit shënon 25 vjetorin e veprimtarisë artistike si balerinë e shquar, pedagoge dhe koreografe.

Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Baleti “Esmeralda”, i njohur për kompleksitetin e tij teknik, hulumton thellësitë e emocioneve njerëzore, duke ofruar në të njëjtën kohë shfaqje spektakolare kërcimi që tërheqin vëmendjen e publikut. Kjo shfaqje krijon përvojë të paharrueshme baleti duke i nxitur shikuesit të reflektojnë mbi fatin, dashurinë dhe sakrificat që sjell jeta.

 

 

Me respekt,

Marketingu dhe marrëdhëniet me publikun, Opera dhe Baleti Nacional

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights