Informacion për realizimin e operës “Karmen” nga Zhorzh Bize, me 1 mars 2025, në orën 20:00

Njoftim për publikun: Informacion për realizimin e operës “Karmen” nga Zhorzh Bize, me 1 mars 2025, në orën 20:00
Të nderuar,
Më datë 1 mars, duke filluar nga ora 20:00, Opera dhe Baleti Nacional do të realizojë një nga operat më të njohura në histori “Karmen” nga Zhorzh Bize.
Dirigjenti është i ftuari nga Italia, Xhanlluka Martinengi, regji dhe skenografë janë Nina Najdenova dhe Elena Ivanova nga Bullgaria, kostumografe është e Marija Pupuçevska, mjeshtër koncerti Jane Bakevski, kurse mjeshtër kori është Jasmina Gjorgeska.
Karmeni joshëse, është simbol i pavarësisë dhe pasionit, por edhe i fundit tragjik të dashurisë që nuk njeh kufi. Në rolin kryesor do të interpretojë Nikolina Janevska, në rolin e Don Hoze do të interpretojë tenori nga Kina, S-Zhao Guo, rolin e Eskamilios do ta luajë Vasko Zdravkov, rolet e tjera do t’i interpretojnë Zllata Toshevska Dimovska, Ana Rojdeva- Talevska, Sonja Pendovska Madevska, Dragan Ampov, Jane Dunimaglloski, Dime Petrov, Kristijan Antovski bashkë me korin, ansamblin e baletit, orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional dhe korin e fëmijëve “Pikollo” pranë QShShMB “Ilija Nikolovski – Lluj”, Shkup nën drejtimin e Vesna Dimçevskës.
Vepra më e famshme e Zhorzh Bize është opera “Karmen” e vitit 1875, e cila bazohet në romanin (botuar në 1846) e shkruar nga Prosper Merime. Opera “Karmen” nuk pati sukses të menjëhershëm dhe Bize u zhgënjye shumë, por ngushëllimi i tij u prit shpejt me lavdërime nga kompozitorë të tjerë si Kamij Sen-Sans, Petar Ilil Çajkovski dhe Kllod Debisi, të cilët njohën menjëherë bukurinë e operës. Shumë shpejt publiku filloi të ndante të njëjtin mendim me këta kompozitorë dhe “Karmen” u bë një nga operat më të famshme në histori.
Me respekt,
Marketingu dhe marrëdhëniet me publikun, Opera dhe Baleti Nacional