Informacion për realizimin e shfaqjes së baletit për fëmijë “Piter Pan” në produksion të Operës dhe Baletit Nacional më 21 shkurt në ora 19:00.

Më 21 shkurt, në ora 19:00 do të shfaqet një nga shfaqjet më të njohura dhe më të ndjekura të baletit për fëmijë, “Piter Pan”, produksion i Operës dhe Baletit Nacional.

Koreografia është e Xhejms Amarit nga Franca, ndërsa skenografia dhe kostumet janë të Zoran Kostovskit dhe Marija Pupuçevskës. Në shfaqje marrin pjesë solistët dhe Ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional, të cilët do të sjellin në skenë këtë histori emocionuese.

Tregimi i “djaloshit që nuk do të rritet” është një nga historitë më të suksesshme dhe më të njohura për fëmijë të të gjitha kohërave, e treguar për brezat e fëmijëve. “Piter Pan”, personazh i krijuar nga shkrimtari dhe dramaturgu skocez Xh. M. Beri do t’i mahnit të rinjtë dhe të moshuarit me historinë e tij aventureske, në të cilën heroi kryesor jeton në ishullin magjik të Askundit si udhëheqës i bandës së tij të “Djemve të humbur” së bashku me sirenat, zanat dhe piratët. Shfaqja magjeps publikun më të ri me muzikën, kostumet dhe peizazhet e saj të bukura kurse fëmijët e ndjekin me shumë entuziazëm. Fëmijëria pa brenga e Piter Panit, i cili nuk dëshiron të rritet kurrë, do t’u kujtojë shikuesve më të vegjël rëndësinë e imagjinatës dhe lirisë.

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights