Informacion për shfaqjen e Më 14 shkurt në ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet opera “Madam Batërfllaj” e Xhakomo Puçinit. “Madam Batërfllaj” nga Xhakomo Puçini më 14 shkurt në ora 20:00

Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadllovska kurse regji Aleksandar Tekeliev nga Bullgaria. Skenografia është vepër e Zhivojin Trajanoviq ndërsa kostumografe është Lira Grabull. Mjeshtër koncerti është Kliment Todoroski ndërsa mjeshtër kori janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq.

Në rolin kryesor do të interpretojë Sandra Mitrovska, në rolin e Pinkertonit Zoran Sotirov, në rolin e Sharplesit Marjan Jovanoski, ndërsa rolet e mbetura do t’i interpretojnë Marika Popoviq, Dejan Stoev, Neven Siljanovski, Igor Ginovski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievski, Kalin Bajevski, Marko Dimovski, Marko Gapo, Darko Stanojllovski, Borko Bixhovski, Filip Mirçevski, Nikolla Çedomirovski, Shinasi Ramdani, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.

“Madam Batërflllaj” është një nga operat më emocionuese dhe më të famshme në letërsinë botërore të operës. Puçini kombinon me mjeshtëri elemente të kulturës perëndimore dhe lindore, duke krijuar momente muzikore tepër të fuqishme dhe dramatike që prekin zemrën e çdo dëgjuesi.

“Nëse nuk jam i prekur, nëse libreti nuk më prek zemrën…atëherë nuk është për mua, Puçini e dinte saktësisht se çfarë kërkon në një libret opere kurse fakti që historia e “fluturës” delikate japoneze e ka prekur thellë, pasqyrohet në çdo notë të partiturës së operës së tij të famshme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights