Iniesta njoftoi fundin e karrierës së tij me një video emocionuese🎥
Për mua futbolli ishte..
Andres Iniesta, ish-përfaqësuesi i Spanjës dhe futbollisti legjendar i Barcelonës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij profesionale në moshën 40-vjeçare.
Pak ditë më parë, Iniesta paralajmëroi një konferencë për shtyp të planifikuar për 8 tetor në Barcelonë, ndërsa sot ka publikuar një video në rrjetet sociale.
“Për mua futbolli ishte…”, ka thënë Andres Iniesta dhe kaq ka arritur të thotë në fillim të videos emocionale. Në fytyrën e mjeshtrit të futbollit dukeshin lotë, të cilët nuk mund t’i fshehte.