Inspektorët e tregut janë në terren për të kontrolluar çmimet e produkteve që janë pjesë e shportës për Vitin e Ri. Ata po kontrollojnë çmimet aktuale të produkteve dhe momentin kur ato kanë qenë më të lira.
Ky kontroll bëhet për të parë nëse tregtarët do të respektojnë premtimet që kanë dhënë për uljen e çmimeve, që nga fundjava e kaluar dhe e hëna, kur më shumë se 600 produkte do të kenë çmime më të ulëta për të paktën 10%.
Ulja duhet të jetë në nivelin e çmimit më të ulët që kanë pasur këta produkte gjatë 30 ditëve të fundit.