Intervistë | Krivanjeva: Me qetësi dhe mençuri të arrijmë qëllimin ndaj Vardarit

Ndeshjet ndaj Vardarit janë disi më të veçanta për Besart Krivanjevën, ndërsa një gjë e tillë ka lindur që nga koha kur mbrojtësi ynë ishte pjesë e FC Shkupit. Një gjë e tillë vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite, ndërsa ashtu do të jetë edhe nesër për mbrojtësin shkupjan, që nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 72-të me fanellën e Struga Trim Lum.

“Ndeshjet ndaj Vardarit gjithnjë janë më ndryshe për mua, dhe mezi pres të përballem me ta. Neve si profesionist japim më të mirën nga vetja në çdo ndeshje, ndërsa në ndeshje të këtilla, me kundërshtarë të këtillë, harxhojmë edhe atomin e fundit. Ashtu, besoj do të jetë edhe nesër” – u shpreh Besart Krivanjeva.

“Në këtë ndeshje duhet të qasemi me shumë qetësi dhe mençuri, pasi Vardari i këtij gjysëmsezoni, nuk është ai Vardari i stinorit vjeshtorë. Ndaj besoj se nesër do të dalë në pah edhe profesionializmi dhe përvoja e lojtarëve që kemi në skuadër dhe që të gjithë bashkë do të luftojmë si një, që në fund të gëzojmë tifozët tanë në ndeshjen e parë të vitit 2025 që do ta zhvillojmë në Strugë” – thotë Krivanjeva.

Kujtojmë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Shkup, Struga Trim Lum regjistroi fitore 4:1, një ndër fitoret më të thella të këtij sezoni, ku shpresojmë që këtë fundjavë në favor të kemi edhe rezultatet e ndeshjeve tjera të skuadrave pretendente për titull.

Ndeshja Struga Trim Lum-Vardari luhet nesër në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 14:00.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights