Iseni, BDI-së: Jeni shndërruar në byro të kriminelëve

Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni në ekspozenë e tij në foltoren e Kuvendit sonte tha se BDI nuk ka kredibilitet të shesë moral dhe të flet për drejtësi. Iseni BDI-së ia rikujtoi gjitha rastet e montuara që i kanë ndodhë shqiptarëve gjatë kohës kur ata ishin në pushtet.

“Sa e dua unë flamurin kombëtarë atë e kemi dëshmuar dem baba dem gjithë familja ime. Sa i përket shkollimit tim, të jeni të bindur se jam më i shkolluar se gjithë ju. Interpelanca e sotme është përpjekje për të mbuluar korrupsionin për dy dekade tuajin. Ku ishit ju kur iu montonin raste shqiptarëve. Ju sot flisni për drejtësi, ndërsa ju heshtët kur ishit në pushtet për familjet shqiptare. Rastin Alfa, rastin e Kumanovës, e tani guxoni të flisni për drejtësi. Çfarë keni për të thënë për rastin e 27 prillit, kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi përqafohej me djalin e Mijallkovit. Për ju asnjëherë nuk ka qenë dhimbja për shqiptarët, por ka qenë interesi për kazinotë. Ju asnjëherë s’jeni kujdesur për flamurin kombëtar. Ju partia që doli nga UÇK, u shndërruat në byro të kriminelëve. Nëpër burgje dergjen akoma shqiptarë të pafajshëm, si rasti i Rexhail Qerimit që vdiq në burg. Subjekti i juaj që është para falimentimit, me pensionerët, Aliun, Blerimin, Musën, e keni shndërruar në parti të pleqve, dëshpëruat të rinjtë, dhe aktivistët të vërtetë që sakrifikuan gjithçka për atë parti. Ju jeni mjerim i kësaj shoqërie dhe nuk keni të drejtë të flisni për moral. Në përgjimet ju keni ofenduar nënat shqiptare, ju nuk keni të drejtë të flisni për moral dhe patriotizëm”, ka deklaruar zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights