Iseni: Ju që sot guxoni të flisni për drejtësi, çfarë mund të thoni për rastet e montuara

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, nga foltorja e Kuvendit ia kujtoi BDI-së të kaluarën e hidhur, me çka i numëroi një për një rastet e montuara politike ku sipas Isenit këta që sot flasin për drejtësi për 22 vite rresht kanë qëndruar duarkryq derisa shqiptarët janë dergjur burgjeve.

“Ju ishin ata që keni heshtur për familjet shqiptare, rasti Monstra, Allfa, sa e lehtë ishte për ju të ktheni shpinën ndaj të pafajshmëve dhe t’i lini të kalben burgjeve shqiptarët vetëm për t’i kënaqur koalicionet tuaja të dyshimta politike. Sa raste të tjera u montuan, sa vite me burg shqiptarët janë dënuar nga ju, ju nuk kredibilitet moral të flisni për drejtësi”, tha zëvendësministri Astrit Iseni.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights