IZET MEXHITI: 40% E PROJEKTEVE TË KOMUNAVE JANË NGA FUSHA E MJEDISIT

Në intervistën e sotme në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Sitel, zëvendëskryeministri dhe ministri i mjedisit Izet Mexhiti theksoi se 40% e projekteve me të cilat kanë aplikuar komunat për shfrytëzimin e 100 milionë eurove nga Qeveria janë në fushën e mjedisit.

I pyetur nëse Qeveria e di për çfarë projektesh bëhet fjalë, Mexhiti deklaroi: “Për çdo komunë bëhet fjalë për projekte të mëdha dhe të rëndësishme. Vetë fakti që 40% e projekteve janë për mjedisin tregon se vetëdija ka filluar të rritet te kryetarët e komunave, te Qeveria dhe te qytetarët, dhe po i jepet prioritet projekteve të tilla.”

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights