IZET MEXHITI: FRONTI EVROPIAN KA FILLUAR TË PËRÇAHET

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale gjatë vitit 2025, theksoi se nuk sheh ndonjë nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta.

Sipas Mexhitit, Qeveria ka një Program ambicioz përpara dhe ka marrë mbështetje nga 78 deputetë, të cilët së shpejti mund të bëhen 80.

Mexhiti thekson se VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet, por mendon se këto tema janë pjesë e politikës së përditshme për të mbajtur vëmendjen e anëtarësisë së BDI-së, e cila po i largohet çdo ditë.

Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha: “Ngadalë por me siguri, Fronti Evropian po fillon të përçahet. Disa majtas, të tjerë djathtas. Aktivitetet po i kryejnë individualisht. BDI në një anë, PDSH diku, Aleanca në anën tjetër. Edhe në konferenca për shtyp janë të ndarë dhe kur dalin para publikut nuk dinë si ta paraqesin veten, si Front Evropian apo si parti politike.”

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights