Izet Mexhiti: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk ka statusin e merituar 

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se gjuha shqipe nuk ka statusin e merituar në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti e cilësoi si ofenduese për shqiptarët faktin që gjuha shqipe përkufizohet si “gjuha që flitet nga 20 për qind”, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët.

“Është term ofendues për shqiptarët. Me serbët në Kosovë, që janë 3-4 për qind, gjuha e tyre është zyrtare në tërësi. Ndërsa tek ne, shqipja mbetet ‘gjuha e përqindëshit’. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe, por në Kushtetutë nuk shkruan ashtu,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se pavarësisht problematikave me formulimet kushtetuese dhe ligjore, gjuha shqipe mbetet kategori kushtetuese dhe është mbi çdo ligj të miratuar. Mexhiti theksoi rëndësinë e riformulimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën publike, duke nënvizuar se edhe në rastet kur mekanizmat ligjorë sfidohen, kategori të tilla kushtetuese mbeten të paprekura.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights