Izet Mexhiti: Në zgjedhje lokale do të garojmë së bashku si VLEN

 Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe lideri i Partisë Lëvizja Demokratike ka theksuar në intervistën e tij televizive Trilling të TV24 se VLEN kanë marrë pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare dhe si koalicion janë pjesë e Qeverisë dhe nuk ka dyshim se do të dalin bashkë edhe në zgjedhjet lokale.

Me këtë rast, kreu i Lëvizjes Demokratike ka theksuar se është e mundur zgjerimi i koalicionitVLEN, duke pasur parasysh se ndërkohë se shumë parti po e braktisin Frontin Evropian, dhe i njëjti po përçahet.

“VLEN nuk ka asnjë dilemë. Dilema është nëse deri atëherë (zgjedhjet lokale) VLEN do të shkrihet në një apo do të jetë vetëm një ombrellë prej katër deri në pesë subjekte. Me çdo kusht VLEN do të performojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale”- deklaroi Mexhiti

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights