IZET MEXHITI: NUK SHOH ASNJË KUPTIM PËR ZGJEDHJE

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se Qeveria është e qëndrueshme dhe ka 78 deputetë, me tendencë për të arritur deri në 80.

Sipas Mexhitit, “Qeveria ka një shumicë prej 2/3. Kemi një program të Qeverisë përpara nesh. Jemi të përkushtuar në atë që ishte fokusi i Qeverisë. Nuk shoh asnjë kuptim. Zgjedhjet janë larg, madje edhe zgjedhjet lokale janë larg për ne që të hapim tani temën e zgjedhjeve.”

Sipas Mexhitit, tema të tilla janë në interes të BDI-së për të mbajtur vëmendjen e anëtarësisë së tyre, në mënyrë që ata të mos largohen.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights