Janë konfiskuar të gjitha dokumentet për çështjen kundër Mijallkovit, pasi gjyqtari dhe Grubi janë në “listën e zezë”.

Duke vepruar për çështjen e hapur pas vendosjes së dy personave në të ashtuquajturën “lista e zezë” e SHBA-së, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ndërmarrë veprime në kuadër të të cilave një hetues nga Qendra e Hetimeve të Prokurorisë ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dokumentet lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve që kanë vepruar në rastin e njohur publikisht si “Target-Kalaja”.

“Po ndërmerren edhe veprime të tjera për hetimin e plotë të ngjarjes,” deklaruan nga Prokuroria.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights