Jori Delli e bën Shën Valentin sonte, me të brendshme të kuqe po çmend rrjetin
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/473744388_1031722485430787_4119049431946799897_n.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Modelja dhe influencerja e njohur, Jori Delli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim tepër sensual në prag të Shën Valentinit. Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet me të brendshme të kuqe, teksa mban në duar një tufë trëndafilash të kuq, simbol i dashurisë dhe pasionit.
Me një ndriçim të kujdesshëm dhe një pozë provokuese, Jori ka zgjedhur të luajë me hijet dhe misterin, duke e bërë imazhin edhe më tërheqës për ndjekësit e saj. Reagimet nuk kanë munguar, me shumë fansa që e kanë komplimentuar për pamjen dhe stilin e saj gjithmonë elegant.
Jori, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show dhe për aktivitetin e saj në rrjetet sociale, shpesh ndan momente të kuruara dhe estetike me fansat e saj, shkruan “Kosovarja”.