Kamerat e “Qytetit të Sigurt” do të fillojnë ndëshkimin nga janari – gjatë testeve “kapën” 5 mijë shkelje në dy orë
Nga fillimi i vitit të ardhshëm, videokamerat që do të vendosen në rrugët e Shkupit do të fillojnë të shqiptojnë gjoba për kundërvajtje në komunikacion, njoftoi MPB .
Projekti “Qyteti i sigurt”, i cili synon rritjen e rendit dhe sigurisë në komunikacion, do të ndihmojë në uljen e numrit të viktimave në aksidente trafiku, thonë autoritetet.
Ata njoftojnë edhe ndryshime ligjore për të mundësuar dënimin automatik, pa pasur nevojë për ndërhyrje njerëzore në procesin e vendosjes për veprën penale. Është bërë e ditur se projekti do të zbatohet plotësisht deri në fund të vitit 2025.
Kamera do të regjistrojë shkeljen dhe dënimi do të jepet pa mundësi anulimi përmes thirrjeve apo emergjencave. Projekti u testua tashmë në qershor, kur në vetëm dy orë u regjistruan rreth 5000 shkelje.