Kasami: Ja dallimi I VMRO-së së Gruevskit me BDI-në dhe VMRO-së së Mickoskit me VLEN-in

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në “Real Story” në televizionin ABC, ka thënë se ka dallim kur BDI ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit dhe tani, kur në Qeveri është VLEN.

 

“Ka një ndryshim rrënjësor. Nikolla Gruevski lançoi projektin “Shkupi 2014″, përmes të cilit në opinion Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij rindërtonin historinë e re të maqedonasve, për mes të cilit në prapavijë pasuroheshin pushtetarët e asaj kohe. Por ky projekt flitet se kushtoi nga 500 deri në 1 miliardë euro. Ndërsa sot, ka përsëri një projekt rreth një miliardë euro, siç është kredia hungareze, ku 500 milion euro do u ndahen komunave. Dhe edhe komunës së Tetovës do i ndahen katër milion euro. Derisa Gruevski bëri larje parashë përmes Shkupit 2014, Mickoski sjell 1 miliardë euro, të cilat 500 milion do të investohen në komuna, dhe 500 milion euro për kredi për bizneset”, ka theksuar mes tjerash.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights