Kasami priti ambasadorin e Bullgarisë në vend, Zheljasko Radukov

Kumtesë nga Komuna e Tetovës,

Sot realizova takim me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov ku biseduam për zhvillimet politike në rajon dhe në vendet e Bashkimit Evropian e me theks të veçantë për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

 

Marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë janë drejt përmirësimit dhe ne si pjesë e koalicionit qeveritar do të punojmë për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe të zhbllokojmë procesin integrues të vendit. Përforcimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve do të shtrihet edhe në sferat tjera e gjitha kjo në të mirë të të dyja vendeve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights