Kasami: Tetova jonë ecën drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të zhvilluar!

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin. Diskutuam gjerësisht për çështjet kyçe që lidhen me zhvillimin urban të Tetovës dhe masat për mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë këtij takimi, bashkërisht inspektuam edhe punimet në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”, një projekt kyç që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe lëvizshmërinë për qytetarët tanë.
Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë, duke u fokusuar në planifikimin e qëndrueshëm dhe gjelbërimin e hapësirave publike.
Bashkëpunimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë garanci për një Tetovë më të pastër, më të zhvilluar dhe më të dashur për të gjithë ne.
Të ardhmen e ndërtojmë me punë dhe vizion!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights