Keqardhje e vonuar për gjuhën shqipe!
Ky është trimi i betejave të munguara në luftë kundër komunizmit me shpatën e Klanit të qelbësirave në dorë që nuk e dinte se në anën tjetër kufirit jetonin shqiptarë të shtypur dhe të persekutuar nga titizmi i ri jugosllav, e që ky Fevzua i Klanit fliste me superlativa për “druzhe” Titon si komunist liberal dhe jo diktator, por asnjë fjalë që shtypte shqiptarët gjithandej në trojet etnike nën Jugosllavi gjatë viteve 90-ta që kërkonin Pavarësi për Kosovën.
Ku ishte më parë ky pinjoll i toptanëve që nuk la temë pa trajtuar në Opinionin e Klan qelbësirës dhe nuk i binte ndërmend se ka shqiptarë këtej kufirit që shtypen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë shqiptarë, ku njerka Shqipëri që nga shpallja e demokraqisë na pa me syrin e njerkës dhe jo të nënës së bashku me elitën e pushtetit dhe gazetarinë e kapur, ku bënte pjesë edhe Fevzua i Klanit.
Gjuha shqipe si asgjëkundi tjetër në botë ka trajtimin më poshtërues në “drzhavën Severna”, si shifra të një gjuhe pa emër, ku me MO partiçkat tona e nënshkruan kapitullimin me të dya duart, bashkë me miratimin e komandantëve renegatë më 2001, kur demagogu Fevzo merrej me luftën për pushtet mes socialistëve dhe demokratëve!
Ky është Blendi i Klanit të qelbësirave që gjithë kohën shqiptarët i kanë parë si mbetje osmane që flasin rastësisht një gjuhë shqipe të përzier me sllavizma dhe turqizma apo si “maqedonsa” dhe ja sapo është nga gjumi i gjatë i vjeshtës së vonë dhe shqetësohet ku përmes një video reagimi i paskësh ardhur keq se me shqiptarët andej tej kufirit dikush tallet me gjuhën shqipe!
Jo Fevzo, ti dhe klani i juaj i qelbësirave mos u shqetësoni për gjuhën shqipe tani që partiçkat tona na kanë bërë gropën kur kanë pranuar përdhosjen e identitetit shqiptar në kushtetutë, por keqardhja juaj nuk na e heq atë njollë të zezë mbi identitetin tonë ashtu siç na quani ju andej kufirit si “maqedonsa” por, bëni mirë të merreni me fushatën zgjedhore të idhullit tuaj Sali Berisha sesa me gjuhën e përdhosur shqipe këtej kufirit! Medai Shaholli