Kërçovë – Ohër do të përfundojë deri në fund të vitit 2026
Në të kaluarën autostrada Ohër-Kërçovë ishte më e komentuara dhe më e gënjyera. Por i qëndroj me vendosmëri premtimit tim se deri në fillim të sezonit të verës do ta vëmë në përdorim nga fshati Vrbiani deri në Ohër dhe deri në fund të vitit 2026 do ta ndërtojmë plotësisht, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, gjatë vizitës së tij në Ditarin e TV Sitel.
“Ky është projekti që ka qenë më i komentuari në publik dhe më i gënjyeri në publik. Dhe prandaj vendosa të flas më së paku dhe të punoj më së shumti dhe jam në muajin e pestë si ministër dhe dal për herë të parë në fushë. Me bindje absolute do të përsëris atë që thashë, që nga fshati Vrbiani deri në Ohër, me një përjashtim të vogël afër Botunit, sepse aty ka rrëshqitje dheu, do të kemi një zgjidhje të plotë të autostradës para fillimit të sezoni veror. Paralelisht, në afërsi të fshatit Botun, nga sot kemi filluar rehabilitimin e rrugës ekzistuese për ta bërë atë një udhëtim të këndshëm dhe në periudhën e ardhshme do të fillojë rehabilitimi i plotë i qafës malore të Presekës sepse do të përdoret deri në fund të vitit 2026. Ndërsa për pjesën e dytë të autostradës nga Vrbiani deri në Kërçovë, ajo do të përfundojë deri në fund të vitit 2026 dhe unë qëndroj pas atyre premtimeve ”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.