Kërstevski ka pësuar lëndim të indeve të buta në kyçin e këmbës së majtë

Kërstevski ka pësuar lëndim të indeve të buta në kyçin e këmbës së majtë dhe ka filluar menjëherë terapinë për rikuperim.

Sulmuesi i KF Shkëndija, Vane Kërstevski, pësoi një lëndim në ndeshjen e së dielës kundër Tikveshit (0:0) në Shtip. Pas një ndërhyrjeje, ai u largua nga fusha me barrelë në minutën e 68-të, duke shkaktuar shqetësim për seriozitetin e dëmtimit.

Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk ka fraktura apo dëmtime të ligamenteve. Kërstevski ka pësuar një lëndim të indeve të buta në kyçin e këmbës së majtë dhe ka filluar menjëherë terapinë për rikuperim. Ditët në vijim ekipi mjekësor do të ndjek progresin e tij për të përcaktuar kur do të jetë i gatshëm të rikthehet në fushë.

Për momentin, është e sigurt se Kërstevski do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme, përballjen e Kupës me Shkëndijën e Haraçinës të mërkurën dhe ndeshjen e kampionatit kundër Strugës këtë fundjavë.

Related Articles

Back to top button