KF Besa me hyrje falas për tifozët në ndeshjen ndaj Sileksit

KF Besa ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas në ndeshjen e së mërkurës kundër Sileksit. Ekipi nga Dobërdolli, që aktualisht gjendet në fund të tabelës me 15 pikë, së bashku me Tikveshin, kërkon përkrahjen e tifozëve për këtë sfidë të rëndësishme. Ndërkohë, Sileksi renditet në vendin e dytë me 41 pikë. Klubi fton të gjithë tifozët të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën në këtë moment vendimtar.
Sulmuesi i Besës, Vlatko Stojanovski, ka komentuar situatën e ekipit, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje:
“Luajtëm dy ndeshje të vështira dhe rraskapitëse, arritëm të barazonim, edhe pse mendoj se në njërën prej tyre e meritonim fitoren. Atmosfera është në një nivel të mirë. Të mërkurën na pret një ndeshje kundër ekipit të Sileksit, e cila do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ne, por jemi të përgatitur dhe të fokusuar në atë që duhet të bëjmë për të arritur një rezultat pozitiv.”
Klubi fton të gjithë tifozët të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën në këtë moment vendimtar. #ForcaBesa