KF Shkëndija reagon ashpër ndaj arbitrimit tendencioz ndaj Vardarit në Shkup

KF Shkëndija reagon ashpër ndaj arbitrimit tendencioz në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të Maqedonisë ndaj Vardarit në Shkup. Vendimet e treshes së gjyqtarëve, me në krye Igor Stojçevskin, ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës (me referim korrekt do e kishim mbyllur fatin e ndeshjes shumë herët), duke favorizuar ekipin vendas me kritere të dyfishta dhe vendime të padrejta.

Nga fillimi i ndeshjes, gjyqtari mbajti një qasje të njëanshme, duke ndëshkuar lehtësisht lojtarët tanë dhe duke injoruar faullet ndaj nesh. Kulmi u arrit në minutën e 64-të, kur u akordua një penallti e dyshimtë për Vardarin, e më pas u përsërit ekzekutimi i saj pa bazë të qartë, edhe pse portieri ynë respektoi rregullat. Në fund, një penallti e pastër në favorin tonë nuk u dha, duke konfirmuar qasjen e padrejtë të arbitrave.

Për këtë arsye, KF Shkëndija ka adresuar një reagim zyrtar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet kompetente, duke kërkuar trajtim serioz të kësaj çështjeje. Përmes kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik për këtë reagim, pasi besojmë se transparenca dhe mbrojtja e integritetit të garës janë të domosdoshme.KF Shkëndija investon seriozisht për të garuar në mënyrë të ndershme dhe nuk mund të tolerojë që puna dhe përkushtimi i klubit të dëmtohen nga vendime të padrejta. Presim nga FFM masa konkrete për të garantuar një kampionat të drejtë dhe të barabartë për të gjitha ekipet.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights