Kjo aplikacion është numri 1 në botë për navigim – mendoni se ka ndonjë më të mirë?

Pavarësisht se disa e kritikojnë për shtimin e funksioneve të reja, popullariteti i “Google Maps” vazhdon të rritet. Ky aplikacion ka qenë prej kohësh numri 1 në botë kur bëhet fjalë për navigim, dhe të dhënat më të fundit që sapo i shpërndau “Google” na japin një pasqyrë të qartë për këtë. “Google Maps” ka mbushur 20 vjet, dhe “Google” ka shfrytëzuar mundësinë për të zbuluar se vetëm në vitin 2024, aplikacioni ka dhënë triliona kilometra udhëzime.

Kur flitet për navigimin më të mirë, ata që kritikojnë “Google Maps” e konsiderojnë atë të vjetruar dhe të prirur të jetë i pasaktë, duke iu referuar tragjedive të fundit. Megjithatë, “Google” thotë se po bën 100 milionë përditësime të hartave çdo ditë, që do të thotë se po punojnë vazhdimisht për përmirësimin e aplikacionit.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie, numri i përdoruesve që kontribuojnë me të dhëna për hartat ka kaluar 500 milionë. Të gjithë këta njerëz postojnë komente, fotografi, vlerësime dhe ngarkesë trafiku, që ndihmon të tjerët të lëvizin nëpër aplikacion.

Raportimi i incidenteve në “Google Maps” e ka afruar aplikacionin me atë që bën “Waze”, duke shtuar spekulime se “Google” planifikon t’i bashkojë të dyja aplikacionet, por kjo nuk do të ndodhë.

Si janë përvojat tuaja? Mendoni se “Google Maps” është aplikacioni më i mirë për navigim, apo përdorni një tjetër?

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights