Koalicioni “Djathas për zhvillim” regjistrohet për zgjedhjet e 11 majit, afati skadon mesnatën

Mesnatën e kësaj të hëne (3 mars) skadon afati për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit për të dorëzuar koalicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Deri tani, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe “Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeaj kanë dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar si koalicion, duke e quajtur atë “Djathas për zhvillim”.
Po ashtu, Nisma “Thurje” e drejtuar nga Endri Shabani dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt kanë njoftuar koalicionin, por ende nuk e kanë dorëzuar kërkesën në KQZ. Të tjera koalicione priten të regjistrohen në ditët e ardhshme, duke krijuar interes për partitë që do të bëjnë pjesë në opozitën e bashkuar me PD-në.