Komandanti i KFOR-it, Ulutash në Tiranë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka takuar sot në Tiranë lidershipin politik dhe ushtarak të Shqipërisë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Piro Vengu dhe komandantin e Forcave të Mbrojtjes, gjeneralmajor Arben Kingi.
Sipas mediave, janë shkëmbyer mendime për disa çështje, duke përfshirë “gjendjen në Kosovë, stabilitetin rajonal, si dhe rolin e KFOR-it”.
Me atë rast Ulutash përshëndeti kontributin afatgjatë dhe të vyer të Shqipërisë në veprimtaritë e atij misioni.