Kombëtarja shqiptare drejt Londrës, mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” para nisjes drejt Londrës për ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë. Skuadra kreu një seancë 90-minutëshe, ku u fokusua në përgatitjen atletike dhe skemat taktike.
Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u stërvitën të diferencuar, por do të udhëtojnë me skuadrën dhe do të vlerësohen deri në fund për ndeshjen e 21 marsit në “Wembley”. Para takimit, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për mediat.