Komuna e Çairit prezanton projekte të mëdha infrastrukturore për përmirësimin e jetës në Çairin e Vjetër

Në një takim me banorët e Çairit të Vjetër, kryetari i Komunës, Visar Ganiu, prezantoi projektet që do të realizohen gjatë këtij viti për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin. Të gjitha projektet janë të përgatitura me dokumentacion teknik dhe kanë siguruar lejet për ndërtim.
📌 Projektet kryesore përfshijnë:
• Rikonstruksionin e rrugës “Parashqevi Qiriazi” në gjatësi prej 354.26 metra.
• Rikonstruksionin e rrugës “Dervish Hima” dhe të gjitha rrugët anësore me gjatësi prej 687.77 metra.
• Rikonstruksionin e rrugës “Emin Duraku” dhe parkingut me gjatësi prej 383.12 metra.
• Rikonstruksionin e rrugës “Strumiçka” dhe dy rrugët anësore me gjatësi prej 523.51 metra.
💰 Vlera totale e këtyre projekteve arrin në 28.6 milion denarë (465,240 euro) dhe do të financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit “250 milion euro për komunat.”
Gjithashtu, është në fazën përfundimtare përgatitja e dokumentacionit teknik për rikonstruksionin e plotë të Parkut të Çairit, ndërkohë që Komuna nga buxheti i saj do të realizojë rikonstruksionin e shtigjeve për këmbësorë dhe vendosjen e këndeve të lojërave për fëmijë.
Rikonstruksioni i sallës “Partizan” ka filluar dhe do të zhvillohet më tej projekti për rikonstruksionin e fushës së futbollit në stadiumin e Çairit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë zonë.
✅ Këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt një Çairi më të sigurt, modern dhe të gjelbër për të gjithë banorët!